Më shumë foto, te Galeria
Tiranë, 13 shkurt, NOA Update - Takimi i parë mes Kryeministrit, Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në Presidencë nuk ka sjellë asnjë ndryshim mes qëndrimeve të palëve.
Rreth tre orët e bisedë në zyrën e kreut të shtetit, duket se kanë sjellë vetëm një rikonfirmim të deklaratave dhe qëndrimeve të mëparshme.
Kryeministri, Berisha theksoi pas takimit për gazetarët se tryeza e Topit nuk mund të merret me vendimet e gjykatave. Duke lënë të kuptohet se kërkesa e Ramës nuk mund të pranohet.
Nga ana tjetër kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk ka preferuar të komentojë rezultatet e takimit për mediat. Pritet që Rama të mbaj një qëndrim publik nga selia e Partisë Socialiste.
Memorandumi i Partisë Socialiste për takimin kërkon pikërisht hapjen e kutive të votimit.
Ndërkohë që kreu i qeverisë e ka lënë të hapur mundësinë e negociatave duke i sugjeruar kreut të shtetit të gjejë modalitetet e nevojshme për zgjidhjen e saj.
xh.NOA
Më shumë mbi argumentin e ditës:Zv/presidentja e Parlamentit Evropian: Rama, fut PS në Kuvend
Berisha: Me Ramën nuk zgjidhim çështje që kanë të bëjnë me gjykatat Rama: Hapja e kutive është vullnet politik, nuk tërhiqemi Topi: Nuk do ketë zgjidhje ekstremisht pozitive për njërën palë