Tiranë, 13 shkurt, NOA - Partia Socialiste ka përgatitur një memorandum për zgjidhjen e krizës politike aktuale në vend, të cilin bëhet me dijeni se ia ka dërguar për studim dhe marrje në konsideratë, presidentit të Republikës Bamir Topi.
Brenda këtij dokumenti, kjo forcë politike shpreh vullnetin e saj për zgjidhjen e krizës së krijuar, të cilën e ka argumentuar se u shkaktuar nga deformimi i votës së sovranit gjatë procesit të 28 qershorit.
Në memorandum ndër të tjera thuhet se Partia Socialiste pret hetimin e plotë të zgjedhjeve dhe se ajo i kërkon qeverisë garantimin e plotë të këtij procesi hetimor.
"Vetëm hetimi pa kushte zgjidh krizën. Hetimi nuk synon ndryshimin e rezultatit", thuhet
në memorandumin e PS-së dërguar presidentit Bamir Topi.
Një dokument i tillë selisë së Presidencës i ka mbërritur vetëm para pak nisjes së negociatave për zgjidhjen e krizës politike mes treshes Rama-Berisha-Topi.
n.e/NOA