English

Rama: Hapja e kutive është vullnet politik, nuk tërhiqemi

Më shumë foto, te Galeria

Tiranë, 13 shkurt, NOA FOTO UPDATE - Deklarata e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama pas përfundimit të takimit me kryeministrin Berisha në Presidencë nuk ka sjellë asnjë ndryshim në lidhje me zgjidhjen e situatës politike.

Kryetari i PS-së, deklaroi se hapja e kutive është një vullnet politikë dhe nuk ka të bëjë me interpretimin e ligjeve dhe vendimeve të gjykatave. Në një konferencë për shtyp, Rama theksoi se "opozita nuk mund të pres pafundësisht për çështjen e transparencës së zgjedhjeve" dhe "se nuk shkoi në takim për pazar".

Qëndrimi i kreut të PS-së la të kuptohej se do të ketë dhe takime të tjera mes tij dhe kryeministrit Berisha. Ndërkohë, ai ka theksuar se qëllimi i uljes në tryezë nuk ka qenë për të bërë pazare, por për ti dhënë fund manipulimit të zgjedhjeve në vend."I shpreh konsideratën time më të lartë Presidentit Topi për zgjidhjen e kësaj krize që i ka rrënjët para gjatë dhe pas 28 qershorit", u shpreh Rama.

Ndërsa ka shtuar se me rivalin e tij politik në bisedë ka pasur në "një ballafaqim pikëpamjesh të kundërta".

"Ne nuk lëvizim nga hapja e kutive. Kjo do të thotë se ashtu sikurse u bë e qartë lënia e kutive jashtë objektit të hetimit parlamentar, do ishte shkelje e patolerueshme për hetimin dhe për të nxjerrë të vërtetën", u shpreh Rama.

Nga ana tjetër ai theksoi se çështja e kutive nuk ka të bëjë me ndryshimin e rezultatit. "Kjo është një çështje vullneti politik dhe jo interpretimi subjektiv të ligje. Kjo është në interes të të gjitha palëve. Ne nuk kemi punë as me vendimet e gjykatave dhe as me ndonjë përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve përmes një hetimi parlamentarë", ka theksuar Rama. Duke shtuar se nuk është i gatshëm të pranoj zvarritjen e dialogut deri në pafundësi.

xh/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Zv/presidentja e Parlamentit Evropian: Rama, fut PS në Kuvend

Berisha: Me Ramën nuk zgjidhim çështje që kanë të bëjnë me gjykatat

Negociatat, Berisha-Rama, tre orë bisedime nuk ndryshojnë qëndrimet Topi: Nuk do ketë zgjidhje ekstremisht pozitive për njërën palë

KOMENTE