Uashington, 13 shkurt, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë refuzuar kërkesën e Kinës për të anuluar takimi n e parashikuar të mbahet në datën 18 shkurt mes presidentit Barak Obama dhe liderit shpirtëror të Tibetit në ekzil, Dalai Lama. Një fakt të tillë e ka bërë me dije zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, sipas të cilit takimi në fjalë, do të mbahet ashtu siç është planifikuar, pra, në datën 18 të këtij muaji.
Nga ana e saj, diplomacia kineze përmes përfaqësuesve të saj, vazhdimisht ditët e fundit ka dalë me deklarata publike kundër mbajtjes së një takimi të tillë, duke theksuar se ky takim do t'i dëmtojë më tej raportet tashmë të tensionuara ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
n.e/NOA