English

Shën-Valentini, një burrë i dhuron gruas një zemër bajgash

Minesota, 13 shkurt, NOA - Surpriza e radhës mbi përgatitjet për festën e të dashuruarve duket se vjen nga një burrë prej Minesotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka preferuar t'i dhurojë gruas së tij një zemër të madhe të formuar me ... bajga. Po, po, me bajga. Dhe më e bukura është se gruas së tij jo vetëm se nuk i ka mbetur qejfi, por madje është shprehur edhe e kënaqur.

"Kjo është dhurata më e madhe dhe më origjinale që ajo ka marrë ndonjëherë për Shën Valentin", mësohet të jetë shprehur ajo, duke vlerësuar më shumë gjestin e burrit të saj.

Ai ka bërë gati një zemër 800 metra të madhe me të shkruarën "I love You" përsipër, të punuar me traktorin e fermës së tij dhe shpërndarësin e plehrave.

n.e/NOA

Lexoni gjithashtu:

Të hash merluc, është më mirë se të pish Viagra

Listimi/ Shën-Valentini, Roma zgjidhet kryeqyteti romantik

Surpriza për Shën-Valentinin, një restorant ofron ... seks

Studimi: Në 60 vjet Sanremo, plot 3500 këngë me "Dashuri"

Vijnë surpriza të këndshme për Shën Valentin nga Eagle Mobile
KOMENTE