English

Shtrenjtohen tarifat vendore në Tiranë

Tiranë, 13 shkurt, NOA- Banorët e kryeqytetit do të përballen këtij viti me një rritje të lehtë të tarifave vendore. Tarifa e pastrimit të qytetit është rritur me 500 lekë të reja, ndërsa ajo e gjelbërimit me 100 lekë. Kjo do të thotë që tarifa e pastrimit ishte 4500 dhe u bë 5000 lekë, ndërsa tarifa e gjelbërimit ishte 400 dhe u bë 500 lekë.

E thënë ndryshe një familje në Tiranë do të paguajë për të dy tarifat një shumë e cila arrin në 5500 lekë. Tarifat e reja janë afishuar pranë minibashkive në sportelet e të cilës paguhen.

Por një familje paguan edhe taksen e pasurisë, bëhet fjalë për taksën mbi sipërfaqen e banesës, e cila për këtë vit ka mbetur e pandryshuar. Kjo është një nga taksat që vendorët kanë dështuar në mbledhjen e saj.

E thënë me fjalë të tjera shuma totale që I duhet të paguajë një familje, në Tiranë, minimalisht është 7 mijë lekë të reja në vit.

l.r/NOA

KOMENTE