English

Sindikatat në protestë: Më 20 shkurt, në shesh si në ‘90

Tiranë, 13 shkurt, NOA- Në ditën simbol të shembjes së diktaturës, më 20 shkurt, një grup sindikatash të profesioneve të ndryshme do të dalin në shesh kundër qeverisë dhe neglizhencës së saj ndaj kërkesave të tyre ekonomike.

Këshilli i Bashkëpunimit Sindikal vendosi në mbledhjen e tij të së shtunës se kjo protestë masive nuk është vetëm për të mbështetur kërkesën e ligjshme të minatorëve për statusin e tyre, por për shfaqjne akoma të diktaturës herë në formë të kamufluar dhe herë në mënyra demonstrative.

"Të drejtat tona për ekuilibra ekonomikë dhe mbijetesë në minimumin e standardeve kanë vetëm një çmim fillestar, realizimin e kërkesave që i kemi paraqitur qeverisë. Ndryshe nuk ka tërheqje mbrapsht dhe ne po protestojmë vendosmërisht para kryeministrisë deri në plotësimin e kërkesave", thuhet në deklaratën e sindikatave.

Ky grupim i bën thirrje shoqërisë civile ti bashkohet kësaj proteste kundër çdo lloj arbitrariteti dhe diskriminimi, kundër çdo lloj imponimi dhe forme të shfaqur të diktaturës sot 20 vjet pas shembjes së saj.

m.b/NOA

KOMENTE