English

Surpriza për shën-Valentinin, një restorant ofron ... seks

Toronto, 13 shkurt, NOA - Festa e Shën -Valentinit po afron dhe të gjithë po mendohen ku ta kalojnë atë ditë. Nga ana tjetër, edhe biznesmenët gjenden në stres, për të ofruar diçka ndryshe, në mënyrë që të "thithin" sa më shumë të dashuruar me surprizat e tyre.

Një gjetje mjaft e veçantë, edhe pse e cilësuar disi skandaloze është ajo e restorantit "Tempulli Mildred" në Toronto, ku gjatë datave 13-15 shkurt ju mund të kryeni marrëdhënie seksuale lirisht në mjediset e tij.

Lajmi i botuar nga gazeta "Yjet" pritet të shkaktojë një boom vizitash në këtë restorant.

Rory Gallagher, menaxheri i tij thotë se "në ËC-të tona kanë ndodhur gjithmonë gjëra të një natyre seksuale, por këtë herë kemi bërë një hap më shumë, u kemi dhënë vetë leje njerëzve".

Ai kujton sesi madje një herë kishte gjetur një kopje të Kamasutrës mbi lavaman, harruar nga ndonjë klient i përvëluar.

Në dukje një ide pak perverse, nuk duket fare e tillë për menaxherët e këtij restoranti, të cilët pohojnë se duke i lejuar njerëzit të sillen lirshëm seksualisht, do t'i bërë ata të ndihen mirë ditën e Shën-Valentinit.

"Nuk po shkelim asnjë ligj, ne do t'i trajtojmë siç duhet çiftet", thonë pronarët e restorantit.

Sipas tyre, shtrati bëhet ndonjëherë i mërzitshëm dhe gjetje të tilla, i joshin të gjithë.

n.e/NOA

Lexoni gjithashtu:

Shën-Valentini, një burrë i dhuron gruas një zemër bajgash

Të hash merluc, është më mirë se të pish Viagra

Listimi/ Shën-Valentini, Roma zgjidhet kryeqyteti romantik

Studimi: Në 60 vjet Sanremo, plot 3500 këngë me "Dashuri"

Vijnë surpriza të këndshme për Shën Valentin nga Eagle Mobile
KOMENTE