English

Tragjedi në Lojërat e Vankuverit, atleti vdes gjatë stërvitjes

Vankuver, 13 shkurt, NOA - Edicioni i Lojërave Olimpike Dimërore të Vankuverit, përveçse lajmit negativ për 30 atletë që rezultuan me doping, shënuan një tragjedi në hapjen e tyre. Komitetit Ndërkombëtar Olimpik komunikoi lajmin e hidhur të vdekjes së atletit gjeorgjian, Nodar Kumaritashvili.

Thuhet se atleti i ri 21-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike gjatë një seancë stërvitore, ndërsa ai po bënte provat e fundit përpara fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Vankuverit.

Gjatë provave me slitë, atleti gjeorgjian Nodar Kumaritashvili pësoi një incident të pazakontë, ku së bashku me slitën e tij dolën nga pista duke goditur një shtyllë anësore.

Lojërave Olimpike Dimërore u hapën dy ditë më parë, dhe gjatë këtij edicioni Shqipëria ka vetëm një përfaqësues, skiatorin Erjon Tufa.

n.e/NOA

KOMENTE