English

Zbardhet kryeqyteti, bie dëborë në Tiranë

Tiranë, 13 shkurt, NOA - Një gjë jo fort e zakonshme për kryeqytetin e vendit sapo ka nisur të shfaqet në gjithë zonat e tij, duke e mbuluar me një bardhësi të rrallë.

Flokët e para të dëborës për këtë vit, kanë nisur të bien pas reshjeve të shiut, të cilat e kanë shoqëruar për gjithë natën Tiranën.

Bora, një gjë fort e dëshiruar për kryeqytetasit, pasi është kaq e rrallë për ta, ka mbërritur si një surprizë, në një kohë kur të gjithë flasin për ngrohjen globale dhe efektet e saj.

Ajo vazhdon të bjerë në këto momente, duke shoqëruar kështu reshjet e saj të cilat prej ditësh kanë zbardhur kurorën e malit të Dajtit, i cili rrethon kryeqytetin.

n.e/NOA

KOMENTE