Shkup, 13 shkurt, NOA - Lëvizja "Zgjohu", e mbështetur nga dhjetëra shoqata joqeveritare do të protestojë sot kundër realizimit të projektit "Shkupi 2014". Lideri i kësaj lëvizje, Artan Grubi ka deklaruar se protesta e thirrur për sot rreth mesditës në Urën e Gurit në pjesën qendrore të Shkupit do të jetë një zë i fuqishëm kundër këtij projekti ndarës dhe që rrënon marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.
"Ne jemi të përkushtuar për ti treguar të gjithëve se nuk heqim dorë nga rezistenca jonë kundër këtij projekti. Ju lusim që me vete të sillni një letër tualeti dhe së bashku, në të njëjtën kohë t'i gjuajmë drejt ndërtimit të egër, ku ata i gërmojnë fekalet tona për të shëmtuar qytetin tonë dhe për të zhdukur çdo gjurmë shqiptare nga qendra", ka theksuar kryetari i Lëvizjes "ZGJOHU!", Artan Grubi.
Protesta pritet të mbështetet edhe personalitete politike dhe publike shqiptare dhe maqedonase.
NOA-INA