English

65 vjetori i bombardimeve të Dresdenit, kërkojnë ceremoni dhe neo-nazistët

Gjermani, 14 shkurt, NOA- Përvjetori i bombardimit të aleatëve, 65 vite më parë në Gjermani, ka bërë që dhe neo-nazistët të kërkojnë përkujtimin e kësaj dite. Mediat gjermane raportojnë se ceremonia e marshimit me simbolet naziste është shmangur nga disa mijëra qytetarë të tjerë, por kjo ka sjellë përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Demonstruesit kundërshtarë kanë bllokuar për orë të tëra disa rrugë dhe në këtë mënyrë bënë të pamundur depërtimin e karvanit të demonstruesve me rreth 6.400 neo-nazistë.

Gjatë trazirave, sipas të dhënave të policisë, pati 27 të plagosur, ndër ta 15 policë. 29 persona u morën në kujdestarinë e policisë.

Në anën tjetër të Elbës rreth 15.000 qytetarë formuan rreth qytetit të vjetër të Dresdenit një zinxhir të kapur me njëri-tjetrin për dorë duke iu bërë bllokadë ekstremistëve të djathtë dhe neo-nazistëve.

Gjatë bombardimit të Dresdenit më 13 dhe 14 shkurt 1945 patën humbur jetën deri 25.000 njerëz. Qendra e qytetit u shkatërrua tërësisht.

NOA/DW

KOMENTE