English

A do të mposhten talibanët?

Nga Channel 4

Para fillimit të operacionit Moshtarak, që është ofensiva më e madhe tokësore ushtarake që nga invadimi i vitit 2001 në Afganistan, koloneli Richard Kemp, ish-komandanti i forcave britanike në Afganistan, parashikon se përparimi i ushtrisë britanike vërtet do të jetë i ngadalshëm, por vetë operacioni do të jetë i suksesshëm. Ndodhemi në prag të operacionit Moshtarak, i cili paraqet ofensivën më të madhe tokësore dhe ajrore që është nisur ndonjëherë nga NATO-ja në Afganistan.

Objektivi është që të instalohet një administratë lokale ndaj qeverisë së Kabulit në qendrat tejet të rëndësishme strategjike Marjah dhe Babaji, në perëndim të qytetit Lashkar Gah, të provincës qendrore afgane Helmand, dhe që në këtë mënyrë të sigurohet një paqe dhe siguri e qëndrueshme për banorët e atjeshëm. Shkurt, Moshtarak është operacioni i parë i planifikuar detajisht në bashkëpunim të plotë me forcat kombëtare afgane të sigurisë. Forcat e kombinuara të NATO's dhe të afganëve duhet fillimisht t'i pastrojnë talibanët. E kjo s'do të jetë një detyrë e lehtë. Si vazhdim i politikës së hekurt të gjeneralit McChrystal, që prioritet të jetë mbrojtja e popullatës lokale përmes minimizimit të numrit të vdekjeve të civilëve e me fokus të plot në shkatërrimin e armikut, operacioni Moshtarak është paralajmëruar tash sa muaj. Përmes kësaj lëvizjeje synohet t'u thuhej talibanëve se "çekani është nisur drejt tyre", andaj ose duhet të largohen ose do të bëhen copë e grimë. Shpresa: Kryengritësit më të pamotivuar nuk do t'i rezistojnë sulmit të vrullshëm të koalicionit. Kjo gjë do të ndodhë dhe shumëkush thjesht do të vazhdojë me jetën e vetë normale si bujk ose tregtar, duke skajuar Kalashnikovin e vet nën shtrat. Të tjerët do ngihen e të luftojnë. Ose, thënë më saktë, do t'i vendosin mjetet e improvizuara shpërthyese, minat dhe bombat e kurdisura, e pastaj do të shtrihen në prita dhe do të fillojnë të qëllojnë me snajperë apo mitralozë drejt forcave tona, para se të zhduken shtigjeve të dhive apo nëpërmjet kanaleve të ujitjes që e mbulojnë gjithë zonën. Taktika e re që armiku të garantohet për ardhjen tonë tashmë është kritikuar ashpër nga një armatë e tërë gjeneralësh teorikë dhe kjo sigurisht se do të intensifikohet sapo të shfaqen viktimat e para. Sepse, kjo gjë është në kundërshtim me principin ushtarak të befasisë. Por, gjenerali britanik, Nick Carter, i cili është komandant i këtij operacioni, nuk është i marrë. Ai ka të drejtë që ta adaptojë këtë qasje, njësoj sikurse që e di se nuk mund të maskohet caku apo koha e fillimit të një operacioni kaq masiv në një mjedis si Helmandi qendror. Ai vetëm e kupton shumë qartë se, edhe pse shumica e pjesëtarëve të Ushtrisë Kombëtare Afgane janë besnikë dhe ushtarë profesionistë, brenda tyre ka shumë simpatizantë të infiltruar të talibanëve, kështu që detajet e çfarëdo operacioni të madh të përbashkët do t'i ishin zbuluar armikut. Moshtarak do të vazhdojë. Pas formësimit fillestar të operacionit, kur u rrethua zona operacionale dhe u mblodhën informata vitale për aftësitë dhe synimet e armikut, do të pasojnë disa ditë luftime të ashpra, si një fazë vendimtare për sulm. Përparimi do të jetë i ngadalshëm, ngase forcat tona do të kontrollojnë sistematikisht çdo pëllëmbë të territorit që e fitojnë, në kërkim të minave, bombave të kurdisura dhe mjeteve shpërthyese përskaj rrugëve. Insistimi i gjeneralit McChrystal në rregullat strikte të betejës do të shfrytëzohet nga talibanët, përderisa të fshehur prapa popullatës civile do të sulmojnë xhamitë, shkollat dhe spitalet, dhe do të detyrojnë fëmijët që të vendosin mjete shpërthyese apo të hedhin granata drejt forcave tona. Komandantët tanë besojnë se posedojmë burime adekuate për ruajtjen e një sigurie afatgjate në zonat që do të çlirohen. Kjo do të sigurohet kryesisht përmes ushtrisë së aftësuar dhe të numërt afgane, të mbështetur nga forcat e NATO's dhe të përkrahur nga ana e forcës ajrore dhe teknikëve të specializuar. Asnjëra nga këto nuk do ta bllokojë plotësisht ri-infiltrimin e sërishëm të talibanëve në zonë apo që disa prej fshatarëve të nxjerrin prapë armët e tyre që i futën nën shtrat dhe të na sulmojnë. Dhuna do të vazhdojë deri në një masë, meqë talibanëve të dëshpëruar do t'iu duhet vërtetuar se nuk janë mposhtur plotësisht. Mirëpo, populli më nuk do të jetë objekt i terrorit të paskrupullt dhe ekstrem i sheriatit të zbatuar nga fanatikët e pashpirt talibanë. Test i vërtetë do të jetë të shihet se deri në ç'masë policia afgane do të mund të kontrollohet dhe të parandalohet që të mos e zbatojë ligjin e vetë të korruptuar ndaj popullatës së pafat. Por, edhe aftësia e komandantit të ri civil të NATO's, Mark Sedëill, për të fokusuar burimet dhe përpjekjet politike në rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik, aq të nevojshëm për fitimin dhe ruajtjen e zemrave dhe mendjeve të afganëve. Operacioni Moshtarak mund të paralajmërojë fillimin e fundit të hegjemonisë së talibanëve në provincat Helmand dhe Kandahar. Mirëpo, investimi masiv i presidentit Obama në këtë luftë është ai që duhet të sjellë përfitime deri në fund të vitit 2011, siç edhe është e drejtë, megjithëse ka ende shumë punë për t'u bërë atje. Përveç fushatës më të madhe ushtarake të vitit 2010, qeveria në Kabul duhet t'i nënshtrohet një reforme radikale. Pa të, nuk ka shpresë se do të mund ta largojmë ndonjëherë vëmendjen nga forcat afgane të sigurimit, siç kërkohet me strategjinë tonë. Të udhëhequra nga një regjim i korruptuar q s'mund të inspirojë një lojalitet apo lidership të duhur, këto forca thesit do të kollabonin. Nevojitet një presion i baraspeshuar, ashtu që të arrijmë të veprojmë bashkë edhe me aleatët tanë pakistanezë. Mbetet sfidë që të eliminohet ndihma aq e vlefshme për talibanët nga ana e qeverisë pakistaneze dhe që të zhvillohet një strategji e koordinuar mirë ndërkufitare për luftimin e kërcënimeve të ekstremistëve që i rrezikojnë të dy shtete, por edhe gjithë botën perëndimore.

KOMENTE