Normandi, 14 Shkurt - Rreth 20 mijë njerëz janë evakuuar nga një qytet në rajonin e Normandisë në Francë, pas gjetjes së një bombe gjigante të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.
Aeroplanët e forcave aleate hodhën mbi 10 mijë tonë bomba në rajonin në fjalë në mesin e vitit 1944. Nga sulmet e asaj kohe mbetën të vrarë 1200 civilë francezë.