Video HD: {youtube}WrvkY6rAgHU{/youtube}
Berlin, 14 shkurt, NOA/ Milena Selimi - Filmi i ri i Roman Polanskit "The Ghost Writer" ka qenë premierë të premten në festivalin ndërkombëtar të Berlinit. Vetë regjisori i njohur polako-frëng nuk ka mundur të udhëtojë në Berlin për të qenë në tapetin e kuq të Biernales së ‘60.
Arsyeja dihet: Është ende nën regjimin e arrestit shtëpiak në banesën e tij në Zvicër derisa të merret vendimi përfundimtar për të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për akuzën e përdhunimit në vitin 1977.Rolet kryesore në filmin e tij u realizuan nga Juan McGregor dhe Pirs Brosnan. Filmi është mbështetur në romanin e Robert Haris dhe subjekti flet për ish-kryeministrin britanik Adam Lang (Që interpretohet nga Brosnan) i cili po shkruan kujtimet dhe për të cilën e ndihmon një njeri që është paguar të mbetet anonim, që shkruan në fakt nën emrin e tij (McGregor).
Ky film që është realizuar i pari pas filmit "Oliver Twist" nga 2005 duhej të mbaronte para disa muajsh, por regjisori u burgos kur po kthehej në Zyrih për të marrë një çmim për karrierën e tij.
Gjithsesi Polianski vazhdoi të punojë me filmin e tij në dy muajt e qëndrimit në burgun zviceran dhe pastaj dhe gjatë arrestit në burg në shtëpinë e tij në GÅ¡tadu.
Filmi "The Ghost Writer" është një nga njëzetë krijimet që është duke konkurruar për Ariun e Artë në këtë edicion të Bierlinales.
m.s/q.xh/NOA