New York, 14 shkurt, NOA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar që Greqia të fsheh borxhet dhe tu devijoj kritereve të zonës së euros.Lajmi bëhet i ditur nga gazeta prestigjoze, "New Tork Times", e cila në një artikull të ditës së stome shkruan se "dega e financave në SHBA e ka ndihmuar Greqinë që të kamuflojë për vite me radhë problemet masive me borxhet".
Po sipas lajmit të kësaj gazete, bankat e SHBA-së e kanë ndihmuar këtë vend anëtar të BE-së, që t'u devijojë kritereve të stabilitetit financiar në zonën e euros. Kjo është dhe mënyra sesi Athina ka mundur t'i mbajë të fshehura Bashkimit Europian borxhet miliardëshë përmes një biznesi me bankën Goldman Sachs.
Sipas artikullit në vitin 2001, pasi Greqia u pranua në zonën e euros, banka Goldman Sachs i ka dhënë borxh këtij vendi disa miliardë dollarë pa i publikuar ato. Ky biznes është deklaruar si blerje valute dhe jo si kredi. Në këtë mënyrë Goldman Sachs ka kontribuar, që të krijohej përshtypja se Greqia nuk e tejkalon kufirin e deficitit buxhetor të përcaktuar në zonën e euros.
NOA/DW