English

PS: Të shpërndahet Parlamenti, është antikushtetues

Tiranë, 14 Shkurt NOA - Partia Socialiste doli pasditen e sotme me një kërkesë të re, kur tha se Parlamenti duhet të shpërndahet për t'i lënë vendin zgjedhjeve të parakohshme, dhe duke vlerësuar se ai nuk po respekton Kushtetutën.

Deklarata erdhi nga Ermonela Felaj, deputetet ende e pamandatuar e Partisë Socialiste: "Një parlament që nuk kurajë të respektojë të drejtën tonë kushtetuese duhet të shpërndahet", - ka deklaruar Felaj.

Sipas saj, Partia Socialiste, "nuk ka punë me gjykatat, por me të drejtën për të hetuar".

Felaj ka sulmuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Ilir Meta i cili drejton edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim:

"Ishte Ilir Meta ai që lëshoi ulërimën me të madhe pas zgjedhjeve për vjedhjet e Saliut dhe pastaj u bë pulë sa u fut në kotecin e qeverisë. S'ka asgjë më qesharake që po kjo pulë e majmur ndjeshëm nga shitja e votave opozitare për një karrige, të bëjë edhe gjelin duke kënduar maj karriges refrenin e Saliut për moslejimin e transparencës", - deklaroi Felaj duke replikuar me thirrjen e përsëritur të z.Meta që opozita të futet në Parlament.

e.r/NOA

KOMENTE