Tiranë, 14 Shkurt NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama sapo ka nisur një takim me drejtues të partive të vogla të opozitës dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike.
Takimi po zhvillohet në hotel "Tirana International" në Tiranë dhe në të po marrin pjesë ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ndre Legisi, ish-deputeti i PD Preç Zogaj, i cili kandidoi dhe humbi më 28 qershor nën siglën e Partisë Ligj dhe Drejtësi të Spartak Ngjelës, ish-ministri i Shëndetësisë në kabinetin "Berisha 2005-2009" Nard Ndoka dhe krerët e të vegjëlve të majtë.
Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe paraprakisht bëhet e ditur se në të Rama po raporton mbi tryezën e një dite më parë në Presidencë ku për mëse tre orë debatoi me kryeministrin Berisha mbi çështjen e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe infrastrukturën e re që duhet të ndërtohet për proceset e ardhshme elektorale.
e.r/NOA Vijon...