English

Robert Redford nderohet me një çmim, i cili do të mbajë emrin e tij (Video)

Video: {youtube}V4Auw-RGJgw{/youtube}

Mirela Milori*

Uashington, 14 Shkurt - Aktori i mirënjohur amerikan Robert Redford, është nderuar me një çmim, i cili do të mbajë emrin e tij. Kjo nismë është realizuar nga shkolla e kinemasë në Beverli Hills.

Çmimi me emrin e tij, është në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e aktorit dhe regjisorit të njohur, i cili për vite me radhë është kthyer në një promovues të emrave të rinj të kinematografisë.

Redford, e përdori këtë mundësi për të kritikuar qeverinë amerikane që sipas tij nuk bën sa duhet për t'i dhënë mbështetje edukimit artistik.

"Është qesharake - tha ai,- që ky vend me këto burime, nuk investon mjaftueshëm në shkollimin për artin". Çmimi me emrin Robert Redford, do t'i jepet çdo vit atij artisti i cili " ka jo vetëm një karrierë shembullore, por dhe shfaq më të mirën e shpirtit njerëzor".

Festivali i filmit në Berlin, ka nisur me filmin "Tuan yuen" nga regjisori kinez Wang Kuan. Pjesëmarrja e këtij regjisori në festivalin e Berlinit, vjen mbas fitores së çmimit Ariu i Artë me filmin "Martesa e Tyas" në vitin 2007.

Ky film, ku spikat aktorja 83 vjeçare Lisa Lu, rrëfen historinë e një njeriu i cili rikthehet në Shangai mbasi ka lënë për një gjysmë shekulli vendin e tij, që gjatë luftës civile. Filmi shpjegon shqetësimet që sjell ribashkimi i njerëzve në këto kushte. Çmimi Ariu i Artë, do të jepet në datën 20 shkurt.

"Valentine's day" është filmi që nga sot ka nisur të shfaqet në kinematë amerikane. Ky film romantik, tregon histori të ndryshme të çifteve të ndryshëm, emërues i përbashkët i të cilave është dashuria. Aktorët protagonistë të filmit janë Ashton Kutcher, i cili interpreton pronarin e një dyqani lulesh, dhe Jesika Alba.

Bennet (interpretuar nga Kuçer), vendos t'i propozojë të dashurës së tij për ditën e shën Valentinit. Në këtë film, interpretojnë edhe Jeniffer Garner, Patrik Dempsey, Julia Roberts, Shirlie McClaine etj.

Një ndër çiftet më interesante të filmit është pikërisht Shirlie McClain dhe Hector Elizondo, të cilët interpretojnë një çift të moshuarish që dhe mbas 50 vitesh bashkëjetese, sërish jeta iu dhuron surpriza. /VOA/

KOMENTE