English

SHBA emëron ambasador të posaçëm për botën islamike

Uashington, 14 shkurt, NOA- Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka emëruar një të dërguar të posaçëm të ri për Organizatën e Konferencës Islamike. Këshilltari i tij ligjor Rashad Hussain do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në këtë forum, ku bëjnë pjesë më shumë se 50 vende islamike. Lajmi është bërë i ditur nga mediat amerikane dhe ato evropiane.

Gjatë prezantimit që i bërë ambasadorit të ri, Obama ka vlerësuar kontributin dhe rolin që Hussain ka pasur në politikën e jashtme të Obamës gjatë një viti.

Hussain, sipas fjalëve të Obamës, ka bashkëpunuar në fjalimin që Presidenti i SHBA-së mbajti vitin e kaluar në Kajro. Këtu presidenti kishte bërë thirrje për një fillim të ri në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe botës islame.

Sipas analistëve ky ishte dhe fillimi i erës Obama në diplomaci duke shënuar që qasje të re ndaj botës islame.

NOA/Deutsche Welle

KOMENTE