English

Skorseze pohon: Unë, sërish me De Niron

Berlin, 14 Shkurt NOA/ Milena Selimi - Martin Skorseze ka zbuluar në festivalin e Berlinit planin e tij të ri: Unë do të filloj një bashkëpunim me De Niron, ka thënë ai të dielën për median.

Në konferencën për shtyp, pas filmit të tij "Ishulli i mbyllur" regjisori ka thënë se ai dhe De Niro kanë folur për idenë e një filmi, që ka lidhje me "Mafien e Shenjtë".

"Por po flas nga pozita e njeriut të vjetër, i cili është i ndërgjegjësuar për të shkuarën" shtoi ai.

Skorseze e ka bërë filmin e parë me De Niron rreth 40 vjet më parë më 1973.

Skorseze, i cili është 67 vjeç, ka bërë shumë filma me De Niron dhe ndër to më të mirët janë "Taksisti", "Raging Bull" dhe më e njohura e bashkëpunimit të tyre "Kazino" më 1995.

"Ishulli i mbyllur" që u paraqit në Bierlinalen e 60-të të dielën, ishte jashtë konkurrimit dhe është filmi i katërt që Skorceze realizon me De Kaprion pas "Bandës së Nju Jorkut", Aviatori" dhe ""Loja e dyfishtë" me të cilën mori Oskarin.

Kur u pyet sepse nuk e futi në konkurrim filmin, ai u përgjigj:"Po ç'do të ndodhte nëse nuk fitonte?"

m.s/e.r/NOA

KOMENTE