English

Takimi i aleatëve të PS-së, Milo: "Topi" është në zyrën e Topit

Tiranë, 14 shkurt, NOA, Update- Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo e pret zgjidhjen e ngërçit politik vetëm nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Në prononcimin e dhënë pas takimit më kreun e PS-së, Milo theksoi se kreu i shtetit ka mundësi të tregojë se është për zbatimin e ligjit.

"Nuk ka biseda të tjera, të paktën për ditët e ardhshme, midis dy drejtueseve, por tashmë topi është në zyrën e Topit, të Presidentit të Republikës. Gjej rastin ti bëjë thirrje Presidentit të respektojë të drejtën kushtetuese të opozitë për hapjen e kutive", ka thënë Milo.

Ai ka shtuar se Presidenti nuk i bënë një favor opozitës me hapjen e kutive, por ligjeve dhe respektimit të Kushtetutës.

"Ky nuk është favor që Presidenti bënë ndaj opozitës, por detyrë e kreut të shtetit që në përputhje me ligjin ti jap rrugëzgjidhje krizës dhe ashtu siç edhe komuniteti ndërkombëtarë ka besim se ai do të ketë një rrol të madh në zgjidhjen e kësaj krize", u shpreh Milo.

Ai ka konfirmuar dhe qëndrimin e Spartak Ngjelës, në lidhje e organizimin e një proteste. Ndërsa ka shtuar se takimi mes krerëve të partive ka qenë vetëm për tu informuar nga Kryetari i PS-së, Edi Rama, në lidhje me takimin e një ditë më parë më Kryeministrin Berisha.

Megjithatë, Milo nuk ka dashur që deklaratat të interpretohen si presion ndaj kreut të shtetit. "Kam besim se Presidenti do jetë në lartësinë e detyrës që i takon dhe do të respektojë opozitën dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë, stabilitetin dhe prosperitetin e saj", u shpreh ai.

xh/NOA

KOMENTE