English

Takimi i aleatëve të PS-së, Ndoka: Me Ramën ramë dakord për protesta

Tiranë, 14 shkurt, NOA, Update- Edhe pse në fazë negociatash, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u ka premtuar aleatëve organizimin e një proteste popullore kundër qeverisë. Ky fakt është konfirmuar nga kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, në deklaratën e bërë për mediat pas takimit me aleatët e opozitës.

"Në takim pati debate për caktimin e një datë proteste, u ra dakord që të kemi një datë për protestat në një kohë sa më të shpejt", ka thënë Ndoka.

Ndoka ka theksuar se në bazë të përvojës së bashkëpunimit që ka pasur më Kryeministrin Berisha, i rezulton se nuk respektohen marrëveshjet. Kjo ka bërë, sipas Ndokës, që opozita të mos e ndal presionin deri në arritjen e qëllimeve.

"Opozita nuk ka listë kërkesash, por kërkon transparencën e zgjedhjeve, është e drejtë e çdo forcë politike", u shpreh kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.

KOMENTE