English

Tregtar mashtrues nga Tirana, blen bagëti dhe s'paguan paratë

Gjirokastër, 14 Shkurt NOA - Barinjtë e jugut prej disa muajsh janë vënë në hall të shesin apo jo bagëtitë që mbarështojnë, pasi shumë prej tyre janë bërë viktima të mashtrimit nga një tregtar kryeqytetas që "blinte" bagëtitë pa dhënë asnjë lek.

Denoncimet që shkuan në policinë e Gjirokastrës, bënë që kjo e fundit të nisë hetimet dhe të kopsitë një dosje penale për 36-vjeçarin nga Tirana Shkëlqim Manuka dhe më tej, pas dërgimit të dosjes në prokurori dhe kalimit të çështjes në Gjykatë, togat e zeza të vendosin arrest me burg në mungesë ndaj të dyshuarit.

Specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit Ekonomiko Financiar në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër thanë se kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Shkëlqim Manuka, 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Kapja e të riut kryeqytetas u bë sepse Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka nxjerrë urdhër ndalimi për të, për zbatimin e Vendimit Nr 274 datë 26.10.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjirokastër, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale të "Mashtrimit".

"Shkëlqim Manuka, në muajin shtator të vitit 2009, në rrethin e Gjirokastrës ka mashtruar disa barinj duke u marrë bagëtitë e imta dhe s'ju ka dhënë lekët", - konfirmuan për agjencinë NOA, burime zyrtare policore, pas ndalimit të të kërkuarit,

v.d/e.r/NOA

KOMENTE