Berlin, 14 shkurt - Prodhuesi gjerman i makinave "Volkswagen" ka vendosur të tërheqë nga tregu i Brazilit 200 mijë vetura, për shkak të disa problemeve të pazakonshme me rrotat, raporton BBC-ja. Vendimi ka të bëjë për modelet "Novo Gol" dhe "Novo Voyage", të cilat janë prodhuar para korrikut të vitit të kaluar.
Te këto vetura është vërejtur se për shkak të disa defekteve në aks, rrotat e pasme mund të bllokohen. Këto vetura të prodhuara në Brazil janë të destinuara vetëm për tregun latino-amerikan dhe të tilla nuk ka në tregun evropian.