English

Zgjedhjet në Ukrahinë, nuk pranohen ankesat e Timoshenkos

Kiev, 14 shkurt, NOA- Kontestimi i rezultatit të zgjedhje nga kryeministrja, Julja Timoshenko, nuk është pranuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Ukrahinë. Sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kiev njoftoi se nuk do t'i marrë në shqyrtim ankesat e Julia Timoshenkos për manipulim votash në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Vendimi shihet si goditje e rëndë për përpjekjet e Timoshenkos që të sfidojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Janukoviç fitoi ndaj Timoshenkos me një dallim prej 3.5 për qind.

Julia Timoshenko, kishte deklaruar se ka prova për vjedhje votash nga Viktor Janukoviç. Timoshenko deklaroi se do ta dërgojë çështjen në gjykatë, por shtoi se nuk do t'i thërriste mbështetësit e saj në protesta.

NOA/E.l

KOMENTE