Bruksel, 15 shkurt, NOA - Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në afërsi të kryeqytetit belg, Bruksel paraditen e sotme, duke shkaktuar mëse 20 viktima prej tij. Lajmi konfirmohet nga mediat vendase, sipas të cilave, aksidenti është shkaktuar si pasojë e përplasjes mes dy trenave në afërsi të Brukselit.
Për shkak të këtij aksidenti, humbën jetën sot të paktën 20 njerëz dhe u plagosën shumë të tjerë.
Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit Halle ku ka ndodhur aksidenti, në stacionin hekurudhor 15 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit belg ka ndodhur përplasja mes dy trenave rajonalë.
Si pasojë, është ndërprerë përkohësisht qarkullimi i trenave edhe në vijat e gjata si ajo mes Brukselit dhe Parisit.
n.e/NOA