English

Bariu godet rëndë me sëpatë pronarin e stanit të bagëtive

Fier, 15 shkurt, NOA - Një bari ka goditur me sëpatë duke i shkaktuar një gjendje të rëndë shëndetësore pronarit të stanit të bagëtive ku ai punonte. Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Fierit, të cilat pohojnë më pas se kanë mundësuar vënien në pranga të autorit të kësaj ngjarje të rëndë. Sipas tyre, ajo ndodhi për motive banale në stanin e bagëtive, në pronësi të personit me inicialet P.Sh, ndërsa autori i saj mësohet se quhet Bujar Kasa, 44-vjeç, lindur në Berat dhe banues në Roskovec të Fierit, i dënuar edhe më parë për kryerjen e veprave penale.

Arrestimi i këtij personi u bë për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 76/22 i Kodit Penal.

Ngjarja e ndodhur në vendin e quajtur "Parcelat e Sheqit", u shoqërua me një gjendje të rëndë shëndetësore të pronarit të stanit, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Fierit.

Materialet proceduriale iu kaluan prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE