Tiranë, 15 shkurt NOA - Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se vendimet e gjykatave nuk mund të diskutohen me kryetarin e Partisë Socialiste.
Në informimin që bëri për deputetët e PD-së në mbledhjen e grupit, kreu i qeverisë ka theksuar se për problemet që mazhoranca ka pasur më Gjykatën Kushtetuese nuk ka kërkuar asnjë herë ndihmën e mazhorancës.
"Gjykatat kanë vendosur dhe do të vendosin sa herë palët tu drejtohen gjykatave. Por vendimi i tyre, sapo jepet nuk është më problem mes palësh, por është i gjykatave.
Unë nuk i kam kërkuar asnjë herë askurrkujt, të trajtoj problemet tona me gjykatën.
Ju kini dëgjuar opozitën të citoj 17 vendime të gjykatës kundër qeverisë, nuk i kemi kërkuar asnjë herë opozitës të bëjë diçka kundër vendimeve që ka dhënë gjykata. Kjo nuk mund të ndodhë. Gjykatat nuk mund ti bëjnë degë e ekzekutivit", u shpreh kreu i qeverisë, Berisha
Ai ka theksuar dhe një herë se për arsye konfidencialiteti nuk mund të tregojë se çfarë është diskutuar në takimin e organizuar në Presidencë. Por nga ana tjetër, Berisha i ka dhënë të gjitha garancitë kreut të shtetit për të gjetur zgjidhjen e situatës politike.
"Tryeza përfundoi duke i kërkuar Presidentit të vazhdojë më tej eksplorimin e mundësive për gjetjen e konvergjencave midis palëve. Kurse unë dua tu them ju dhe mbarë shqiptarëve, shpreha vullnetin tim të ndershëm, të sinqertë që të ulem me opozitën dhe të trajtoj një për një të gjithë listën e probleme që opozita ka me qeverinë, për qeverinë, apo për PD-në, në frymë më të hapur më konstruktive", u shpreh Berisha.
Ai dhe një herë u shpreh se si ka kërkuar, kryetarit të PS-së listin e të gjitha problemeve që gjykon se kanë të bëjnë me mazhorancën, por sipas Berishës, mazhoranca nuk mund të zgjidh problemet e opozitës me gjykatat.
" E garantova se jemi gati që nesër të ngremë komisionin hetimor parlamentare dhe opozita të ketë shumicën, për të hetuar të gjitha problemet që do listohen. Por ama të nderuar deputetë, ky vend ka një histori 19 vejçare zhvillimi, dhe kjo histori jashtëzakonisht e rëndësishme të mbahet parasysh duke i garantuar opozitës se jam i hapur të shqyrtojë çdo kërkesë midis nesh. Kurrë ndonjë herë nuk e kam konsideruar dhe nuk do e konsideroj çështje bilaterale, çështjen e vendimeve të gjyqësorit", u shpreh Berisha.
xh/NOA