Tiranë, 15 shkurt, NOA - Kryeministri Berisha i shprehu sot ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit të Mbretërisë së Belgjikës, Yves Leterme, për jetët e humbura dhe shumë të plagosur nga aksidenti i rëndë i ndodhur nga përplasja e 2 trenave sot në vendin e tij. Duke folur në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Berisha u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.
"Ky aksident e gjeti kryeministrin Leterme në Kosovë dhe sonte ai do të ishte mik i yni, për të nisur nesër në mëngjes një vizitë zyrtare, historike në marrëdhëniet midis dy vendeve tona. I shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe i urojmë shërim të shpejtë të plagosurve. Jam i bindur se vizita historike, e parashikuar për nesër, do të zhvillohet në një kohë të përshtatshme për Kryeministrin Yves Leterme", tha kryeministri Berisha lidhur me një fakt të tillë.
n.e/NOA