English

Çudia, Libia nuk lejon në tokën e saj personat e zonës Shengen

Tripoli, 15 shkurt, NOA - Libia është shteti që ka ndërmarrë një masë sa radikale, aq edhe të çuditshme ndaj shtetasve të vendeve të zonës Shengen. Nga mediat vendase të saj, mësohet se ajo ka vendosur të ndalojë hyrjen në territorin e saj të gjithë atyre që i përkasin zonës Shengen.

E hyrë në fuqi që nga dita e djeshme, masa flet për një radikalizim të masave të këtij vendi afrikan ndaj raporteve me Bashkimin Evropian.

Kështu, dje autoritetet libiane kishin vendosur që të mos u jepnin viza personave të ardhur nga vendet e Bashkimi Evropian. Për, momentin mësohet se janë riatdhesuar nga Libia tre shtetas italianë, nëntë portugezë, një francez dhe një tjetër evropian që vinte nga Kajro.

n.e/NOA

KOMENTE