English

Doganierët grekë në grevë 3 ditë për pagat, mbyllen sërish pikat kufitare në jug

Kakavijë, 15 shkurt, NOA - Plot 4 kilometra e gjatë është bërë radha e automjeteve të cilat duan të kalojnë kufirin shqiptar me atë grek, në pikën kufitare të Kapshticës në jug të vendit.

Lajmi konfirmohet nga korrespondentët e agjencisë së Lajmeve NOA, sipas të cilëve një gjë e tillë është shkaktuar për efekt të grevës së pritshme tre-ditore të doganierëve grekë, duke filluar që nga dita e nesërme.

Kjo është greva e tretë e ndërmarrë nga pala greke brenda pak ditësh, gjë e cila ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në mosfunksionimin e pikave kufitare me Greqinë në jug të vendit si ajo e Kakavijës, Çarshovës dhe Tre Urat.

Kujtojmë këtu, se vetëm pak ditë më parë, këto pika u bllokuan për 24 orë me radhë për shkak të grevës së punonjësve të shërbimit publik në Greqi.

Ndërsa para kësaj, parapriu greva dy-ditore e doganierëve grekë, e cila këtë radhë ripërsëritet me kërkesën e tyre për paga më të larta.

n.e/NOA

KOMENTE