English

Dokle: PS nuk kërkon ndryshimin e rezultatit për zgjedhjet, por transparencë

Tiranë, 15 shkurt, NOA - Partia Socialiste për të herë të para ka përmendur objektin konkrete të komisionit hetimor që do të ngrihet për zgjedhjet. Deputeti i PS-së, Namik Dokle, tha sot se hetimi i zgjedhjeve nuk do të cenojë rezultatin e 28 qershorit.

Objekti i hetimit parlamentarë që do të bëjë Partia Socialiste, sipas Dokles do të fokusohet në: mungesën e zbatimit të ligjit gjatë numërimit të votave, shkeljet gjatë votimit, mangësi në përdorimin e teknologjisë mbështetëse të monitorimit të procesit e të numërimit të votave, përdorimin e aseteve publike dhe administratës shtetërore në favor të një subjekti zgjedhor, presioni shtetëror ndaj punonjësve për efekte elektorale dhe dhënia e lejeve gjatë fushatës për personat e dënuar për vepra penale.

"Në tryezën e thirrur nga Presidenti Topi, Partia Socialiste shprehu vullnetin e saj të plotë për të kontribuar në zgjidhjen e krizës që ka mbërthyer vendin, për t'i dhënë fund një herë e mirë deformimit të votës së popullit dhe imponimit të paligjshëm të mungesës së trasparencës mbi procesin zgjedhor", tha Dokle duke rikonfirmuar dhe një herë qëndimin e opozitës për zgjidhjen e situatës politike.

Por duke u ndalur të hapja e kutive dhe bisedën e zhvilluar në Presidencë mes kryeministrit Berisha dhe kryetarit të PS-së, Dokle u shpreh se ky argument u rrëzua.

"Që në takim e parë ra alibia kryesore dhe e vetme e Partisë Demokratike dhe e Qeverisë për moslejimin e një hetimi të plotë dhe të pa kufizuar. Alibia se hapja e kutive prek pavarsinë e gjykatave u shkërmoq", u shpreh Dokle.

xh/NOA

KOMENTE