English

Edi Rama para gazetarëve në Vlorë: Këmbëngulim për hapjen e kutive

Vlorë, 15 shkurt, NOA - Ashtu siç ka bërë edhe gjatë takimeve pararendëse me gazetarët në disa qytete të vendit, edhe në atë të organizuar sot në qytetin e Vlorës, kryesocialisti Rama ka këmbëngulur në faktin e hapjes së kutive të 28 qershorit.

Duke u shpjeguar nga afër përfaqësuesve të media kauzën e opozitës, kreu i Partisë Socialiste ka shpjeguar se përse sipas tij hapja e kutive mbetet e vetmja zgjidhje për krizën politike në vend.

"Në ato kuti fshihet e vërteta e procesit zgjedhor. E për të mos lejuar manipulimet në proceset e tjera zgjedhore, ne kërkojmë me ngulm hapjen e atyre kutive", ka insistuar Rama, siç ka bërë edhe në tryezën e negociatave me presidentin e Republikës Bamir Topi dhe kryeministrin Sali Berisha.

Ndër të tjera, gjatë bashkëbisedimit në Vlorë me gazetarët, takim ky i zhvilluar për herë të tretë brenda pak ditësh në këtë lloj formati, kryesocialisti Rama ka dhënë detaje mbi vazhdimësinë e aksionit opozitar në kërkim me çdo kusht të transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit.

Sipas tij, kjo është kërkesë legjitime që duhet plotësuar me çdo kusht, në të mirë të proceseve të ndershme zgjedhore në vend.

n.e/NOA

KOMENTE