English

Gara speciale e Shën-Valentinit, çifti puthet në ujë 1.18 minuta

Kostanca, 15 shkurt, NOA - Plot një minutë e 18 sekonda! Kjo ka qenë koha rekord e vendosur nga një çift gjatë ditës së Shën-Valentinit në kuadrin e një gare speciale të zhvilluar për këtë ditë për puthjet më të gjata të bëra nën ujë nga çiftet e dashuruara.

Bëhet fjalë për garën e puthjes nën ujë, e organizuar në qytetin Konstanca të Portugalisë, e cila këtë vit u fitua nga një çift që qëndroi me buzë të puthitura qëndruan nën ujë një minutë e 18 sekonda.

Kjo është hera e dytë që në Portugali organizohet kjo garë për Shën Valentin, për puthjen më të gjatë nën ujë dhe organizatori shpreson se ky organizim do të bëhet tradicional.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se fituesit e sivjetshëm kanë thyer rekordin e vitit të kaluar. Fituesit, si shpërblim morën një natë falas në hotel, një darkë romantike dhe lundrim me anije në natën e bukur të dashurisë, atë të Shën-Valentinit.

n.e/NOA

KOMENTE