English

Imami: Strukturat paralele në veri të Kosovës janë kundër përpjekjeve të NATO-s

Prishtinë, 15 shkurt, NOA - Krijimi i strukturave paralele nga Beogradi në veri të Kosovës, janë përpjekje që shkojnë kundër interesave të NATO-s në këtë vend. Ky është qëndrimi që ka mbajtur ministri i Mbrojtjes, Arben Imami në emër të qeverisë shqiptare në takimin e zhvilluar sot me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Gjatë takimit ministri, Imami falenderoi Presidentin Sejdiu për kontributin e dhënë nga trupat e FSK-së në përballimin e emergjencës civile në qarkun e Shkodrës. Imami dhe Presidenti Sejdiu diskutuan gjatë mbi çështjen e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës, e cila konsiderohet edhe nga faktori ndërkombëtar si një histori suksesi. Ministri Imami u shpreh se Shqipëria do të mbështesë me të gjitha mundësitë e saj integrimin e Kosovës në organizmat rajonale si një hap i parë dhe me tutje integrimin euroatlantik të saj.

Ministri Imami i parashtroi Presidentit Sejdiu edhe kontributin që qeveria shqiptare do të japë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, bashkëpunim i cili do të normohet me një marrëveshje që do të nënshkruhet nesër nga Ministri Imami dhe Ministri i FSK-se, Fehmi Mujota.

Gjatë vizitës dy ditore Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami do të takojë edhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kryeministrin, Hashim Thaçi, Përfaqësuesin e KFOR-it, Gjeneral Bentler dhe Ministrin e FSK-së. Fehmi Mujota.

xh/ NOA

KOMENTE