English

KLD në gjykatën e Elbasanit, Spahiu kritika: Duhet politikë e fortë penale

Elbasan, 15 shkurt, NOA - Një "furi" kritikash është lëshuar mëngjesin e sotëm ndaj ekipit të gjykatës së Elbasanit, prej drejtuesve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilët kanë mbërritur aty për të kryer një inspektim.

Numri dy i KLD-së, Kreshnik Spahiu, u ka pohuar gjykatësve të këtij qyteti se "kërkohet politikë e fortë penale" dhe se duhet punuar me më shumë efikasitet.

Sipas Spahiut, Elbasani paraqet mjaft probleme në lidhje me çështjet e drejtësisë si zonë, prandaj edhe përgjegjësia e punonjësve të këtij sektori duhet të jetë në maksimum.

"Mos shkelni të drejtat e palëve në gjykim", ka qenë thirrja që Spahiu u la bërë gjykatësve të Elbasanit, duke mos denjuar që të fshehë ndaj tyre edhe kritikat për paaftësi dhe anësi në gjykimet e tyre.

"Vjedhjet dhe prostitucioni janë të përhapura në Elbasan", tha ai më pas, duke argumentuar faktin se përse në këtë zonë të vendit kërkohet një politikë e fortë penale.

n.e/NOA

KOMENTE