Tiranë, 15 shkurt, NOA - Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme, projektligjin i cili i hap rrugën krijimit të një fondi special për kompensimin financiar të ish-pronarëve. Bëhet fjalë për një fond i cili do të vihet në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Propozimi për krijimin e fondit special mbërriti nga Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë dhe pritet jo vetëm që të rrisë ndjeshëm buxhetin në dispozicon të AKKP për kompensimin financiar, por edhe të përshpejtojë këtë proces.
Nga ana e tij, kreun i kësaj agjencie, Elvis Cefa, e cilësoi këtë ndryshim ligjor si të domosdoshëm duke pohuar se ai garanton likuidimin në çdo kohë të kësaj shtrese, edhe kur thuhet se fondi i tyre vjetor digjet.
"Në kushte të tilla, mbetet ky fond special, i cili mund të përdoret në çdo kohë për kompensimin e ish-pronarëve", mësohet të jetë shprehur Cefa.
Ndërkaq, bëhet me dijeni se drafti i miratuar do t'i mundësojë qeverisë kompensim financiar të subjekteve të shpronësuara edhe për sipërfaqe më të mëdha se limiti aktual prej 200 metrash katrorë.
n.e/NOA