English

Marjanne Graf, konsulle e Shqipërisë për Austrinë

Austri, 15 shkurt, NOA - Humanistja e njohur austriake, Marjanne Graf është vlerësuar nga ministria e Jashtme e Shqipërisë me titullin Konsulle e Shqipërisë për Austrinë. Graf ka një kontribut prej 20 vitesh në gjithë hapësirën shqiptare dhe në Kosovë.

Në ceremoninë e organizuar në Graz të Austrisë kanë qenë të pranishëm personalitete të rëndësishme nga Shqipëria si, Zëvendësministrja e Jashtme, Edith Harxhi, Skënder Thaçi drejtor Exekutiv i Shoqatës Albania-Austria Partnerschaft, Mark Ruci, Kryetar i Bashkisë Rubik, Gjovalin Prenga, Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun ne Kryeministri, Gilbert Galanxhi, ambasador i Shqipërisë në OSBE në Vjene dhe Egin Ceka i ngarkuari Ambasadës Shqipëtare në Vjenë.

Marianne Graf ka një veprimtari të dendur sociale dhe humanitare si presidente e shoqatës së ndihmave "Albania-Austri partnershaft". Ajo është nderuar me shumë dekorata e tituj dhe pikërisht "Qytetare Nderi", për njësitë vendore; Fier, Mamurras, Rubik, Pukë, Drenës, Kosovë, Rrap, Qaf-Mali,etj. Mban medaljen më të lartë shtetërore me titullin "Medalja Nënë Tereza" në Shqipëri në vitin 1996, është nderuar me çmimet kombëtare austriake si "Jozef Krajner" në Austri 1999 dhe çmimi "Johani i Madh" si dhe "Gruaja e Vitit 2002", po ashtu dhe çmimin "Humanitar-2003", dorëzuar nga Gorbaçov dhe Helmut Kohl. Ka një veprimari të begatë me publikun dhe median në Austri dhe Shqipëri si në botimet periodike, konferenca kombëtare e ndërkombëtare për çështjet e arsimit, simpoziume, organizata dhe institucione shtetërore ose jo për kulturën, ka patur prezencë në mediat lokale dhe qendrore influente, dokumentar dhe programe satelitore. Shquhen disa tituj emisionesh si "Një ëngjëll në Shqipëri", "Netë të gjata shqiptare", "Varfëria me respektin takohen", etj.

xh/NOA

KOMENTE