Milano, 15 Shkurt NOA - Jemi në prag të ndeshjes së Champions Legaue ku ekipi Italian i Milanit do të ketë një sfidë tepër të vështirë me Manchester United. Ekipi kuq e zi vjen pas fitores me Udinezen dhe ndihet majft optimist për garën me "djajtë e kuq" të Ferguson. I padisponueshëm për këtë ndeshje do të jetë Borileo i cili po vuan një dëmtim dhe në vend të tij Leonardo do të fusë në formacion të parë holandezin Huntelar i cili realizoi një dopietë në ndeshjen e fundit.
"Shokët e skuadrës më kanë ndihmuar shumë dhe në qoftë se do më jepet mundësia për të luajtur në ndeshjen në Champios iu siguroj që do të jap më të mirën time", - deklaroi holandezi në një intervistë të dhënë për mediat Italiane.
Një lajm i mirë për teknikut brazilian të Milanit, është rikthimi i Thiago Silvës i cili do të jetë i pranishëm në këtë sfidë dhe mund të për përdoret nga Leonardo që nga minuta e parë e ndeshjes. Formacioni i mundshëm i Milanit dhe lojtarët të cilët janë thirrur nga Ferguson për këtë sfidë janë si më poshtë:
Milan: Dida, Abate, Nesta, T. Silva, Antonini, Beckham, Pirlo, Ambrosini, Pato, Huntelaar, Ronaldinho. Manchester United: Van der Sar, Foster, Kuszczak, Neville, Brown, Evans, Ferdinand, Fabio, Rafael, Evra, Valencia, Park, Nani, Obertan, Scholes, Fletcher, Carrick, Gibson, Rooney, Berbatov, Owen e Diouf.