English

Negociatat, Topi nesër takim me ambasadorët e BE, Berishën dhe Ramën

Tiranë, 15 shkurt, NOA - Gjetja e konsensusit për zgjidhjen e situatës politike nga Presidenti Topi, do të vazhdoj në ditët në vijim me ambasadorët e BE dhe me drejtuesit politik në vend.

Zyra e Shtypit të Presidentit bënë të ditur se gjatë ditës së nesërme, kreu i shtetit do të zhvillojë takime të veçanta me kryeministrin Berisha dhe kryetarin e PS-së Edi Rama.

"Duke filluar nga ora 10.00, në vijimësi të tryezës politike të së shtunës dhe të kërkimit e gjetjes së pikëtakimeve mes pozitës dhe opozitës, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi do të takohet me Ambasadoret Lohan dhe Montobio si dhe do të zhvilloje takime te veçanta me Kryeministrin Berisha dhe Kryetarin e opozitës Rama", thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës në lidhje me aktivitetet e Presidentit Bamir Topi.

Që nga miratimi i rezolutës së KE-së, Presidenti Topi ka zhvilluar takime me gjithë përfaqësuesit e trupit diplomatik në vend.

xh/NOA

KOMENTE