Moskë, 15 shkurt, NOA - Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndodhet sot për një bizit zyrtare në Rusi, të cilën e ka bazuar në kërkesën për ndihmë ndaj planeve bërthamore të Iranit. Për këtë arsye, ai parashikohet që të takohet sot me presidentin Dmitri Medvedev dhe kryeministrin Vladimir Putin për t'u shfaqur atyre shqetësimin e izraelitëve rreth programit bërthamor iranian.
Në të njëjtën kohë, kryeministri izraelit pritet që të ushtrojë presion ndaj udhëheqësve rusë për të hequr dorë nga planet për t'i shitur Iranit teknologji kundër raketave.
Netanjahu ka deklaruar së fundmi se duhet vendosur trysni e fuqishme ndaj Iranit, që të detyrojnë atë vend të ndalojë pasurimin e uraniumit, proces i cili mund të përdoret për prodhimin e armëve bërthamore dhe bëri thirrje për sanksione të rrepta dhe të menjëhershme ndaj Iranit, kur ky i fundit dihet se e konsideron Izraelin një armik kryesor.
n.e/NOA