English

OSSH aksion për të vjelë borxhet e vjetra

Tiranë, 15 shkurt, NOA - Nuk do të jetë më e lehtë që të furnizoheni me energji, pa e paguar atë. Kompani private do të tregohet e rreptë me të gjithë ata që vijojnë të neglizhojnë.

Nisur nga situata e vështirë në të cilin ndodhet Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë, si dhe nivelin e lartë të detyrimeve të papaguara që klientë të ndryshëm i kanë kompanisë, kjo e fundit ka marrë vendimin për ti ndërprerë energjinë çdo borxhliu. Sipas një njoftimi zyrtar, kompania private Çez bën të ditur se borxhi arrin në vlerën e 27 miliard lekëve, ndaj ajo ka ndërmarrë një projekt për vjeljen e tij në të gjithë vendin.

Si fillim do të njoftohet çdo subjekt për borxhin që ka, më pas atij do ti ndërpritet energjia në rast se nuk e paguan atë, por do të ketë edhe denoncime në prokurori, në rast se do të ketë lidhje të energjisë në rrugë të paligjshme. Për këtë janë ngritur grupe të veçanta të cilët po bëjnë prerjen e debitorve.

Ky projekt do të vazhdojë të operojë në tërë vendin deri sa niveli i borxheve të kompanisë të arrijë tek kufijtë e përcaktuar. Vlerën më të lartë të borxhit e mban qyteti i Tiranës me vlerë 10 miliard lekë, më pas vjen Durrësi me 4 miliard, e pasuar nga Shkodra dhe Fieri me nga 3 miliard lekë secili.

r.l/NOA

KOMENTE