Tiranë, 15 shkurt, NOA - Partia Socialiste ka reaguar pas qëndrimit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta për mos hapjen e kutive të zgjedhjeve.
Deputeti i Partisë Socialiste, Eduar Shalwsi u shpreh se hapja e kutive "është vullnet kushtetues që populli do e imponojë nëse pushteti do e mohoj".
Ai gjithashtu deklaroi se kreu i LSI-së, me mos hapjen e kutive tregon shqetësimin që ka për mandatin e tij. "Ilir Meta ka të drejtë të dridhet nga frika e kutive ku fshihet edhe e vërteta e mandatit që nuk i takon në Tiranë, por ne nuk kemi të drejtë ta falim korrupsionin e djeshëm elektoral, sepse nuk mund të lejojmë që nesër korrupsioni të gllabëroj përsëri votat e popullit".
xh.NOA