Londër, 15 shkurt, NOA - Ndërsa një shofer autobusi mysliman ndaloi për t'u lutur në mes të Londrës, pasagjerët u detyruan të zbresin pasi menduan se ai ishte një bombardues vetëvrasës. Duket se shoferi mysliman i një autobusi në Londër, ka shkaktuar panik mes udhëtarëve, ndërsa ndaloi makinën dhe papritmas ra në gjunjë për t'u lutur për rreth pesë minuta rresht poshtë automjetit.
Shumë prej pasagjerëve kanë menduar se shoferi ishte duke u përgatitur për të kryer një sulm vetëvrasës dhe kanë mbetur pa frymë deri në momentin kur ai ka hipur sërish në makinë për të vijuar udhëtimin në mënyrë normale.
"Unë po rrija në bordin e autobusit kur shoferi ndaloi dhe pa thënë asgjë, e la vendin e tij duke shtrirë një xhaketë në dysheme. Mendova se dikush kishte qenë i sëmurë dhe që ai mbulon diçka, por pastaj u ngritën këpucët e tij dhe kur filloi të lutej, u trondita shumë", tha pasagjerja Gayle Griffiths, e cila si edhe të tjerët mendoi se kishte të bënte me një kamikaz.
Shoqëria e transportit në Londër lëshoi një deklaratë në të cilën kërkoi falje për incidentin me klientët, duke shpjeguar se si myslimanëve u lejohet të falen gjatë orëve të shërbimit.
n.e/NOA