English

Studimi: Pse kamomili është një element antistres i shkëlqyer

Toronto, 15 shkurt, NOA - Të gjithë e dimë, që nga recetat e gjyshes, se lëngu i kamomilit përbën një qetësues të mirë për nervat e lodhura. Porse një studim i fundit, i kryer nga ekspertë kanadezë, e ka rivlerësuar efektin qetësues dhe antistres të kësaj bime të veçantë.

Kështu, i botuar në revistën prestigjoze "Journal of Clinical Psychopharmacology" studimi në fjalë tregon efektet rehabilitatese dhe anti-ankth të kamomilit, duke shkaur në këtë mënyrë përtej efekteve thjesht qetësuese që dinim deri tani.

Kjo analizë studioi efektet e kamomilit kundër çrregullimeve të buta apo të mesme dhe ato të përgjithshme që shkakton ankth.

Në këtë mënyrë, ekspertët vlerësojnë se kamomili mund të përdoret si një ilaç qetësues i padëmshëm dhe se ai arrin të kontrollojë çdo ashpërsi të çrregullimeve mendore.

n.e/NOA

KOMENTE