Tiranë, 16 shkurt, NOA Update - Ambasadorët kryesorë të Bashkimit Evropian në Tiranë, sapo kanë mbërritur në zyrën e presidentit të Republikës, për të folur sërish mbi zgjidhjen e krizës politikë në vend.
Bëhet fjalë për ambasadorin e delegacionit të Komisionit Evropian, Helmut Lohan dhe atij spanjoll, Manuel Montobio.
Ky takim në fakt paraprin takimet e veçuara që sot topi do të ketë gjithashtu edhe me dy aktorët politikë kryesorë, Rama dhe Berisha.
Lajmi konfirmohet nga burime të Presidencës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave kreu i shtetit pritet të flasë sërish mbi argumentin e krizës me dy ambasadorët.Ky është takimi i katërt që ai zhvillon me ta, në kuadrin e situatës së rënduar politike që është krijuar në vend pas bojkotit të opozitës ndaj institucioneve.
n.e/NOA