English

Berisha: Belgjika na premton mbështetje për integrimin në BE dhe heqjen e vizave

Tiranë, 16 shkurt, NOA - Belgjika dhe Shqipëria kanë marrëdhënie që ia vlejnë dhe ky vend ka kontribuar me mbështetjen e tij në integrimin tonë në NATO, si edhe atë në Bashkimin Evropian apo liberalizimin e vizave.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha e ka theksuar gjatë një konference me homologun e tij belg, Leterme, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare.

Kjo, megjithë lajmin që u përhap dje se ai e anulloi atë për shkak të aksidentit të rëndë hekurudhur pranë Brukselit ku mbetën të vrarë 20 persona.

Berisha më tej, e ka cilësuar si një ngjarje kulmore vizitën e belgut Leterme në Shqipëri për marrdhëniet mes dy vendeve tona, pasi kjo sipas tij është vizita e parë e një kryetari të qeverisë së Mbretërisë së Belgjikës në vendin tonë.

"Mes nesh ekzistojnë shumë marrëveshje dhe të tjera do të instesifikohen. Përmendim atë të arsimit që ka mundësi të aplikohet në të ardhmen. Bashkëpunim ka mes nesh edhe në fushën e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit", tha ndër të tjera Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE