English

Gruevski refuzon komunitetin mysliman për takim liderësh

Shkup, 16 shkurt, NOA - Kryeministri Nikolla Gruevski ka hedhur poshtë propozimin e Bashkësisë Islame në Maqedoni për një takim liderësh politik dhe fetar për të diskutuar për projektin "Shkupi 2014". "Tani nuk është koha për të biseduar për objekte fetare në sheshin Maqedonia, ashtu siç kërkoi kreu i BIM-it, Sulejman Rexhepi. Do të shohim, nëse në të ardhmen do të kërkohet nevoja për një takim të tillë, mund edhe të ketë", ka theksuar kryeministri Gruevski, në një ceremoni lidhur me promovimin e projekteve infrastrukturore në Shkup.

Ndërkohë, po sot në komunën Qendër të Shkupit ka mbërritur një nismë e re për ndërtimin e një kishe tjetër "Shën Nikolla" në sheshin e Shkupit, pikërisht në lokacionin që konsiderohet si ish-pronë e Bashkësisë Islame, apo vendi ku më parë ka qenë Burmali Xhamia. Kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi kërkoi takim të liderëve politik dhe fetar për të diskutuar për projektin e vendosjes së përmendoreve dhe kishës "Shën Konstantini dhe Elena" në sheshin e Shkupit si dhe për refuzimin e ngritjes së Burmali Xhamisë, gurthemelet e së cilës gjendet në këtë pjesë qendrore të kryeqendrës.

NOA-INA

KOMENTE