Porto Prince, 16 shkurt, NOA - Duket se tragjeditë për ishullin e varfër të Haitit nuk do të përfundojnë ndonjëherë. Pas dëmeve fatale të tërmetit të një muaji më parë, duket se po shfaqen dhe ato që kanë mbetur në hije prej tij, duke i shtuar përherë e më tepër viktimat.
Kështu, bëhet me dijeni se katër fëmijë të vdekur dhe dy të plagosur janë bilanci i rrëzimit të një muri të shkollës fillore në qytetin haitian Cap në Haitin e veriut, i cili u godit në ditët e fundit nga shirat e rëndë që shkaktuan edhe rrëshqitje të tokës.
Një raport i Kryqit të Kuq foli për tre fëmijë që kanë vdekur në kolaps dhe një tjetër më vonë në përpjekje nën rrënoja.
Deri tani, tragjedia e tërmetit fatal në Haiti ka shkaktuar mëse 250 mijë të vdekur dhe mbi 3 milionë të prekur prej saj.
n.e/NOA